Thaçi flet për taksën: Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e saj

Aktuale

Thaçi flet për taksën: Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e saj

Nga: N.H Më: 6 janar 2019 Në ora: 23:07
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar për Washington Post se “Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe” edhe përkundër vendimit të qeverisë dhe deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se Kosova do t’i heqë taksat vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në Uashington Post më 28 nëntor, mbrojti 100 për qind tarifat mbi mallrat serbe si një veprim mbrojtës "në emër të tregtisë së ndershme, sigurisë kombëtare dhe interesave tona jetësore kombëtare".

Ja postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Washington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat