Edhe një deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reguar ndaj akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Deputetja Doruntinë Maloku, ka ironizuar me Veselin, duke thënë se LDK-ja, ka pasur “faj” që prej themelimit, përcjell Bota sot.
Ajo ka thënë se ndodhitë e ditëve të fundit, janë përpjekje “dëshpëruese e PDK-së dhe vartësve të saj, për fajësimin e LDK-së”, pasi “PDK-së nuk po iu ecin punët sipas planit”.
“Çohuni t'shkojmë n'zgjedhje!”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Malokut:
Qe 30 vjet, prej themelimit të saj, LDK-ja gjithë ka pasë "faj"! Prej këndvështrimit të tyre, LDK-ja s'u dashtë as me u themelu.
Kurqyshë tamam nuk u kemi ra! As andej - as këndej. As me ata - as me këta!
Për ta, ne, kemi faj edhe pse ekzistojmë!
Kjo që po ndodhë ditëve të fundit, është veç përpjekja dëshpëruese e radhës e PDK-së dhe e vartësve të saj, për me na kallxue çka duhet me ba, si vazhdimësi e traditës së tyre për fajësimin e LDK-së, sa herë që punët s'u ecin sipas planit.
Sa patetikë po duken.
Çohuni t'shkojmë n'zgjedhje!