Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, thotë se, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj sondazhit të Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk po e thotë asnjë fjalë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili është deklaruar për heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Sipas Talit, AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk kanë guxim ta bëjnë një gjë të tillë.
“AAK reagon fuqishëm ndaj "sondazhit të LV'ës" por nuk e thotë asnjë fjalë ndaj Hashimit që don me hjek taksën.
S'kanë faj, ku me guxu me ja prish shefi”, shkruan Tali transmeton gazeta “Bota sot”.