Haziri: Gjykata Speciale e spastron skenën politike këtë vit

Aktuale

Haziri: Gjykata Speciale e spastron skenën politike këtë vit

Nga: D. B Më: 7 janar 2019 Në ora: 15:19
Nexhat Haziri

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet për Kosovën pasi ne kemi ngecje sa i përket integrimeve euro-atlantike.

Sipas tij, ky proces i zhvilluar që 7 vite nuk e ka ndihmuar Kosovën në këtë aspekt, pra të integrimeve euro-atlantike, sidomos kjo u pa me dështimin e anëtarësimit në INTERPOL dhe mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ajo që për mua përbën një interes kurcial për Kosovën, është fillimi i punës së Gjykatës Speciale e cila do ta spastronte skenën politike të vendit tonë nga elementet e kriminalzuara dhe të shantazhuara. Interesi tjetër është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në mënyrë që të kemi institucione dhe udhëheqës me legjitimitet të plotë, kredibil dhe profesional që do ta nxjerrin vendin nga kjo situatë e vështirë në të cilën e kanë katandisur qeverisja banditekse e koalicionit PAN. Kjo qeverisje përpos që e ka kriminalizuar e kapur çdo institucion shtetëror, duke bërë që të ketë ngecje në çdo sferë të jetës në vend, njëherësh ka bërë që Kosova të ketë një imazh të keq edhe në rrafshin ndërkombëtar. Andaj vetëm institucione dhe një qeverisje me legjitimitet qytetar dhe kredibilitet moral e politik do t'i jepte vendit një perspektivë të qartë zhvillimore dhe integruese”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat