Kocijançiq jep detaje për takimin e nesërm me ekipin negociator të Kosovës

Aktuale

Kocijançiq jep detaje për takimin e nesërm me ekipin negociator të Kosovës

Më: 7 janar 2019 Në ora: 17:07
Maja Kocijançiq

Ditën e nesërme është paraparë që të mbahet takimi i parë i delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi me Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) në Bruksel.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq tha  se në këtë takim do të diskutohet për qëndrimet e të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“EEAS ka ftuar Delegacionin nga Kosova të caktuar nga Kuvendi më 15 dhjetor për konsultime në Bruksel më 8 janar. Ekipi do të përfaqësohet gjithashtu nga Përfaqësuesja e  Lartë / Nënkryetarja, Federica Mogherini. Konsultimet janë një mundësi për të shkëmbyer qëndrimet me përfaqësuesit e Kosovës në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE”, tha ajo.

Ndryshe kryesues të ekipit negociator janë Fatmir Limaj, lideri i Nismës dhe Shpend Ahmeti, lider i PSD-së.

Kurse anëtarët e tjerë të këtij ekipi janë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar KDTP, Dardan Gashi AKR, dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat