Thaçi tregon se çka bisedoi me ambasadorin Grenell, por jo edhe me kancelaren Merkel - Bota Sot
Thaçi tregon se çka bisedoi me ambasadorin Grenell, por jo edhe me kancelaren Merkel

Aktuale

Thaçi tregon se çka bisedoi me ambasadorin Grenell, por jo edhe me kancelaren Merkel

Më: 7 janar 2019 Në ora: 19:45
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, më 21 dhjetor të viti që shkoi në Berlin të Gjermanisë u takua me ambasadorin amerikan në këtë vend, Richard Grenell, një person i afërt me Donald Trump-in.

Lidhur me këtë takim, në një intervistë në Info Magazine, Thaçi tha se ishte në vazhdën e takimeve politike e diplomatike me qëllim të kultivimit të raporteve miqësore me personalitete të ndryshme, në veçanti me ShBA-te.

“Takimi me ambasadorin e ShBA-ve në Berlin ka qenë në kuadër të përkushtimeve të mia. Grenell ka shërbyer si zyrtar dhe këshilltar i autoriteteve te ndryshme në ShBA, në OKB dhe jemi takuar edhe më parë. Kemi ruajtur komunikimet dhe në takimin në Berlin kemi diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe hapat e mëtutjeshëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Thaçi kujtoi se lidhur me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi ka diskutuar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, si dhe me zyrtarë të lartë shtetërorë nga ShBA-të, të cilët i kanë ofruar mbështetjen e tyre.

“Nuk është ndonjë befasi që kemi diskutuar edhe me ambasadorin Grenell për zhvillimet në Kosovë dhe mundësitë e përshpejtimit të arritjes së një marrëveshje. Ambasadorët e ShBA-ve kudo që janë në bote edhe Grenell në Berlin është i interesuar për zhvillimet pozitive në Kosovë, mundësinë e arritjes se një marrëveshje historike dhe shfaqin kapacitetet e tyre për të ndihmuar në hapësirat aty ku kanë mundësi. Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi është një interes strategjik jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por interes strategjik edhe për investimet e ShBA-vë, të NATO-s por dhe të BE-së”.

Veç takimit me ambasadorit Grenell, Thaçi zbuloi edhe një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të cilin nuk dha shumë detaje.

“Kam pasur biseda shumë të gjata me autoritete të larta të zyrës se Kancelares Merkel, pastaj jam takuar edhe me Kancelaren Merkel në ShBA, në ceremoninë lamtumirëse për presidentin George Bush. Kemi diskutuar për gjëra konkrete në Kosovë, në Serbi dhe në rajon, si dhe për të ardhmen evropiane. Gjërat që kam diskutuar aty mbeten aty mes nesh. Më vjen keq por nuk mund të prezantoj shumicën prej tyre”.

“Ishte interesim i madh edhe i Kancelares Merkel që të arrihet një marrëveshje e implementueshme, një marrëveshje e gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse”.

Presidenti i vendit gjithashtu deklaroi se roli i BE-së në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi është i pamohueshëm dhe shtoi se njëkohësisht roli i ShBA-ve është i pakontestueshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...