Gjatë ditës së sotme, nëpër mediat vendore është shpërndarë lajmi i ngjashmërisë së emblemës së Ushtrisë së Kosovës me atë të një kompanie sigurimesh në Amerikë.
Ndaj lajmit, kishin reaguar edhe vetë krijuesit e emblemës së Ushtrisë, Albian Gagica dhe Taulant Qerkini duke thënë se do të bëhet kërkesë ndaj kompanisë në fjalë që të largojnë emblemën, në të kundërtën do të përballeshin me padi.
Në vazhdim nëntë emblemat e njesive të Ushtrisë së Kosovës dhe kuptimin e tyre.
1. ‘Ujqit’ – Brigada e Reagimit të Shpejtë
2. ‘Skifterët’ – Forca Policore e Ushtrisë
3. ‘Pëllumbat’ – Ekipi komunikues i Ushtrisë
4. ‘Shpëtimtarët’ – Regjimenti i mbrojtjes civile
5. ‘Miqtë’ – Brigada e mbështetjes operative
6. ‘Merimangat’ – Njesiti koordinues për përgjigje ndaj krizave
7. ‘Fluturat’ – Njesi helikopteri/Njesitet ajrore
8. ‘Ketrat’ – Batalioni i logjistikës
9. ‘Bletët’ – Grupi mjekësor
Emblemat përkatëse për njesitë e veçanta të Ushtrisë së Kosovës, janë krijuar për të përquar mesazh dhe janë dizajnuar nën mbikqyrjen e autoriteteve kosovare dhe të NATO-s.