Haradinaj rrëfen rrahjen me rusët në Pejë: Unë e grushtova i pari një rus - gjithçka nisi pasi e “kapën” Ahmet Isufin

Aktuale

Haradinaj rrëfen rrahjen me rusët në Pejë: Unë e grushtova i pari një rus - gjithçka nisi pasi e “kapën” Ahmet Isufin

Më: 7 janar 2019 Në ora: 21:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka rrëfyer përplasjen fizike me ushtarët rusë menjëherë pas përfudnimit të luftës në Kosovë.

Në një intervistë për Pressing të T7, Haradinaj u shpreh se përplasja me rusët kishte filluar pas një patrollimi të tyre ndaj tij dhe Ahmet Isufit, bashkëpunëtorit të tij – tash deputet në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj rrëfeu se ai e kishte nisur përplasjen me ushtarët rusë pasi “njëri prej tyre kishte kapur prej mbrapa Ahmet Isufin”.

‘Kanë dalë plot rusë dhe unë s’kam dashtë me u ndalë. Njëri e kapi Ahmet Isufin. Kur e pashë që e kapi Ahmetin më kcej filmi. E kam godit i pari unë me grusht dhe syzet e diellit ia ngula në diell. Atëherë më s’ka pasë çka me bo”, shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat