Haradinaj: Rugovën e gjeta duke qarë, kur ja ofrova dorëheqjen - Bota Sot
Haradinaj: Rugovën e gjeta duke qarë, kur ja ofrova dorëheqjen

Aktuale

Haradinaj: Rugovën e gjeta duke qarë, kur ja ofrova dorëheqjen

Më: 7 janar 2019 Në ora: 22:14
Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shpjeguar se si i kishte treguar presidentit Ibrahim Rugova se do të dorëhiqej nga posti i të parit të ekzekutivit, 100 ditë pasi mori këtë detyrë.

Haradinaj u detyrua që ta lë Qeverinë për shkak se u ftua nga Gjykata e Hagës.

“U mërzit shumë”, tregoi Haradinaj.

“Ish kanë tu qajtë. I pikshin lotët. Ai më ligu se unë isha i fortë”, ka treguar Haradinaj në Pressing.

“I thash: “O president mos e ki merak se i kapërcejmë këto””, tregon t’i ketë thënë ai.

 ‘O Ramush me tha se kam drejt kë e lë ti po s’janë ka dojnë me na lanë me u bo rahat”, shpjegoi Haradinaj.

Haradinaj tregoi se i ka vazhduar deri në vdekje komunikimet me Ibrahim Rugovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...