Gashi: LDK do të punojë ta kapërcejë 30 përqindëshin e votave, për ta qeverisur Kosovën

Aktuale

Gashi: LDK do të punojë ta kapërcejë 30 përqindëshin e votave, për ta qeverisur Kosovën

Më: 8 janar 2019 Në ora: 06:58
Arben Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur për mundësinë e një koalicioni mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, Gashi i ka cilësuar raportet LDK-VV si “bashkëpunim normal opozitar”.

Ky bashkëpunim, ka thënë ai, “mund të kulmojë me marrëveshjeje bashkëqeverisjeje më vonë”.

Gashi ka deklaruar se LDK’ja aktualisht po merret “me interesin strategjik të Kosovës dhe me çështje të brendshme”.

I pyetur për sondazhin e fundmë të VV’së për forcën e partive politike, sipas të cilit LDK prin me 27 të votave, e pasuar nga VV me 22 për qind dhe PDK nga 20 për qind, Gashi ka thënë se s’mund të komentojë shumë, pasi s’e di se si është realizuar ai.

Por, Gashi ka thënë se LDK’ja, që prej përfundimit të zgjedhjeve të fundit, gëzon një epërsi të mirë ndaj kundërshtarëve të saj.

“Është një situatë solide… duhet të punojmë që të ketë kapërcim të 30 përqindëshit, që LDK’ja të marrë qeverisjen e Kosovës”, është shprehur Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat