Qytetari nga Kosova i shkruan për shtetësinë e refuzuar, Meta e fton në zyrën e tij

Aktuale

Qytetari nga Kosova i shkruan për shtetësinë e refuzuar, Meta e fton në zyrën e tij

Më: 8 janar 2019 Në ora: 11:30
Ilustrim

Kreu i shtetit Ilir Meta ka ftuar në takim miqësor në Tiranë, në zyrën e tij në Presidencë, një qytetar të thjeshtë me dy prindër shqiptarë, tashmë të ndarë nga jeta, por që jeton në Kosovë.

 Shkak është bërë një kërkesë e qytetarit Naim Peposhi, shkruar në profilin në Facebook të Presidentit, të cilit Meta i ka kthyer personalisht përgjigje. 

Peposhi ka aplikuar për të marrë shtetësinë shqiptare, siç prindërit e tij kanë pasur, por deri më tani nuk e ka marrë. 

Presidenti e ka sqaruar se në emrin e tij nuk ka asnjë aplikim në administratën e presidencës për marrje shtetësie, dhe I ka dhënë sqarimet e duhura përmes ligjit përkatës dhe numrave të kontaktit.

Për më shumë lexoni komunikimin mes tyre në rrjetin social:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat