Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, thotë se nuk është e rëndësishme se kush i pari e përmendi taksën.
Sipas tij, është shumë me rëndësi ta dimë sa me majtë dhe kur është momenti i duhur me e hekë, krejt kjo në kuptimin e raporteve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se një datë po dihet, dita kur të na njehë Serbia.
Ja postimi i tij në Facebook:
Hiq nuk ēshtë e rëndësishme se kush i pari e përmendi taksën!
Tash është shumë me rëndësi ta dijmë sa me majt dhe kur është momenti i duhur me e hjekë, krejt kjo në kuptimin e raporteve të Kosovēs me bashkësinë ndërkombëtare dhe në procesin e dialogut.
Një datë po dihet, dita kur të na njehë Serbia!
E a kemi alternativë? Këtë duhet prapa perdes ta diskutojnë këta që po shtyhen!