Ushtaraku nga Amerika zbulon detajet shokuese për vrasjen e Musajve: Ja pse Thaçi e Haliti donin eliminimin e Haradinajt dhe Lushtakut

Aktuale

Ushtaraku nga Amerika zbulon detajet shokuese për vrasjen e Musajve: Ja pse Thaçi e Haliti donin eliminimin e Haradinajt dhe Lushtakut

Nga: N.H Më: 8 janar 2019 Në ora: 13:49
Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi

Lidhur me raportimet se vrasja e Haradinajt me Musajt është përgatitur në Prishtinë, me ketë lajm ka reaguar edhe ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha.

Maralusha në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se vet është marr më konfliktin ndërmjet Musajve dhe Haradinajve.

Ai thotë se kjo ishte një luftë mes klaneve, duke zbuluar detaje të padëgjuara më parë.

Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Shume postim i vertete Zotni Naim Miftari. Une, ne ni kapacitet profesional u pata mar me konfliktin ndermjet familjeve Haradinaj dhe Musaj. Mbasi i humba nja 3 muej kote, u muer vendimi qe ky konflikt ishte i "kurdisun" nga jasht, por jo nga jasht Kosoves. Familja Haradinaj mirej me pune jo te pastra qe kishte te baj me ndamjen e parave, bizniseve (si tregtija me cigare dhe me petrol) dhe te fituara ne ni menyre jo legjitime. Ni Klan tjeter qe gjindej jasht Rafshit te Dukagjinit, poashtu mirej me pune te ndyta si klani i Dukagjinit. E ky Klan ishte jo tjeter veq Klani i Drenices i udhequn nga Sami Lushtaku. Tash ne scene hyn nje group i trete qe kishte aspirata politike dhe ekonomike per marjen e fuqise ne tan teritorine e Kosoves. 

Ky grup ishte i perbam nga Drejtorija Politike e UCK;s e udhehequn nga Xhavit Haliti, Hashim Thaci, Adem Grabovci dhe do tjere. Ky grup i fundit donte me e eliminue Klanin e Dukagjinit dhe Sami Lushtakun qe ishin pengesat kryesore. Ky ne fillim ishte ni Plan Djallor i lindun ne koken e Xhavit Halitit dhe te Hashim Thaqit. Plani ishte me e eliminue Klanin e Dukagjinit dhe Sami Lushtakun. Si fitues i fundit do te del Thaci, Zeka, Grabovci dhe do klysh tjere te SHIKU't. Ky grup do ta komandonte ekonomikisht tan bizniset financiarisht te volitshme. Viktimat ishin planifikuar te ishin Klani Haradinaj, dhe Banda e Skenderajt e udhehequn nga Sami Lushtaku. Pyetja esht: Kush i vrau antaret e Klanit Musaj. Pergjegja esht: Pyetni udheheqesine e Klanit Haradinaj. Neqoftse vrasesit nuk pergjigjen para drejtesis toksore, ata do te pergjigjen mbasi te kalojne ne dimensionin tjeter jetesor ose "Kanuni" do perdoret. Fjala r fundit per sot esht : "ZEKA" Hashim Thaci, Grabovci dhe do tjere nuk do te hjekin dore nga Plani i tyne Djallor : Sundimi ekonomik dhe politike i Kosoves. Prandaj, i drejtohem partive politike qe jan ne opozite ne Kosove, ne qotse ja doni te miren Kosoves , leni anash aspiratate politike dhe bashkkoni kapacitetet se bashkimi e ban fuqine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat