Reagon PSD: Personi që kërcënoi aktivistin e VV-së nuk është anëtar i partisë sonë

Aktuale

Reagon PSD: Personi që kërcënoi aktivistin e VV-së nuk është anëtar i partisë sonë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:16
PSD

Të hënën aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, ka thënë që Partia Socialdemokrate është duke e kërcënuar. Ai ka treguar se këtë rast e ka lajmëruar në polici. Ndërkaq, pas kësaj ka reaguar PSD’ja, duke thënë se gjuha e urrejtjes në emër të lirisë së shprehjes është pikërisht karakteristikë e shumicës së aktivistëve të VV’së

Sipas Ahmetit, ai e ka marrë kërcënimin përmes një mesazhi të dielën pas mesnatës dhe në të përmendet edhe emri i kryetarit të PSD-së.

Por, këtë pretendim të Ahmetit po e hedh poshtë Zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuqi, e cila përmes një statusi në Facebook ka shkruar se viktimizimi është strategji e linçuesve dhe se personi i cili e ka kërcënuar aktivistin e VV’së nuk është i PSD’së.

“Personi i presupozuar nga “Vetëvendosja” për kërcënim ndaj aktivistit të tyre nuk është anëtar i Partisë Socialdemokrate. Dënojmë çdo kërcënim dhe fyerje ndaj çdokujt, si dhe ftojmë organet e shtetit të merren me çdo kërcënim ndaj çdo qytetari të Republikës, sipas ligjeve në fuqi”, ka shkruar Kuqi.

Ajo ka shtuar se gjuha e urrejtjes në emër të lirisë së shprehjes është pikërisht karakteristikë e jo pak aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, që shquhen për kërcënime, fyerje dhe linçime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat