Hoti: PSD-ja është dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të PAN-it

Aktuale

Hoti: PSD-ja është dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të PAN-it

Nga: A.M. Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:18
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për ekipin negociator të Kosovës të cilët kanë zhvilluar një takim me shefen e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një delegacion i Kosovës të shkojë në Bruksel me qëllime kaq të paqarta dhe enigmatike sa ky ekip “negociator” dekorues”.

Postimi i plotë:

Paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët, më jo legjitim dhe me premisa për të shkaktuar më shumë dëme.

Ky ekip negociator, me përfshirjen e PSD-së, është thjeshtë dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të Koalicionit PAN.

Në këtë format si është, ky ekip nuk ka fuqi të marrë vendime apo të kundërshtoj, dhe as të punoj unik. Rrjedhimisht, nuk mund të mbrojë interesat tona.

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një delegacion i Kosovës të shkojë në Bruksel me qëllime kaq të paqarta dhe enigmatike sa ky ekip “negociator” dekorues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat