Tomë Gashi tregon të vërtetën nëse Sylejman Selimi është thirr nga Specialja, flet edhe për shëndetin e ish-komandantit

Aktuale

Tomë Gashi tregon të vërtetën nëse Sylejman Selimi është thirr nga Specialja, flet edhe për shëndetin e ish-komandantit

Nga: N.H Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:59
Sylejman Selimi dhe Tomë Gashi

U raportuar nga mediat vendore se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka pranuar ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Mirëpo, mbrojtës i Sylejman Selimit, avokati i njohur Tomë Gashi e ka mohuar edhe një herë një gjë të tillë.

Gashi përmes një postimi në Facebook thotë se Selimi nuk është ftuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit Special për tu intervistuar në Hagë.

Ja postimi i tij në Facebook:

Gjeneral Sylejman Selimi, ish Komandanti I Shtabit te Pergjithshem te UCK-se nuk eshte ftuar asnjehre nga Zyra e Prokurorit Special per tu intervistuar ne Hage.

Te gjitha kontaktet zyrtare ne forme te shkruar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e tij ne Prishtine jemi duke i udhehequr une dhe avokatet Amerikane Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan.

Gjendja shendetsore e Gjeneral Selimit me vite te tera eshte perkeqesuar, ai gjindjet ne trajtim mjekesor ne ÇKUK ne Prishtine qe nga data 05.12.2018.

Ne ekipi I avokateve jemi duke negociuar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e z.Sylejman Selimit ne Prishtine per nje date te papercaktuar kur gjendja e tij shendetesore te normalizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat