Haradinaj për shkarkimin e Rikallos: Kur t’i vjen reni, nëse i vjen pse jo

Aktuale

Haradinaj për shkarkimin e Rikallos: Kur t’i vjen reni, nëse i vjen pse jo

Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:00
Ramush Haradinaj, Endrit Shala

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është deklaruar sot për herë të parë lidhur me mundësinë e shkarkimit të ministrit të Bujqësisë nga radhët e Listës Serbe, Nenad Rikallo.

Pas një takimi me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në konferencë për media Haradinaj nuk ka pranuar e as nuk ka mohuar se është në plan të shkarkohet ministri serb, Nenad Rikallo.

“Kur t’i vjen reni, nëse i vjen pse jo”, ka deklaruar Haradinaj në konferencë për media.

Duhet përkujtuar që ministri Nenad Rikallo kishte qenë njëri ndër pesë kushtet e PSD-së për ta votuar buxhetin për këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat