Nitaj i pakënaqur me gjysmën e delegacionit që përfaqëson Kosovën në Bruksel

Aktuale

Nitaj i pakënaqur me gjysmën e delegacionit që përfaqëson Kosovën në Bruksel

Më: 8 janar 2019 Në ora: 22:16
Muharrem Nitaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se ai personalisht është i pakënaqur me gjysmën e delegacionit që merr pjesë në bisedimet me Serbinë.

Nitaj ka thënë se ai ka vendosur të votojë këtë ekip përballë një gjëje që ishte zero.

“Unë personalisht vet jam i pakënaqur me gjysmën e delegacionit që është emëruar për të përfaqësuar Kosovën në Bruksel. Por megjithatë, përballë një gjëje që ishte zero dhe një delegacioni që është krijuar në ato rrethana si është krijuar, unë si deputet kam vendosur të votojë atë përbërje”, tha ai.

Deputeti i AAK-së ka thënë se në këtë draft dokument me të cilin do të udhëhiqet delegacioni, integriteti, sovraniteti, tërësia tokësore dhe Pavarësia e Kosovës do të jenë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.

“Nuk është dokumenti më i mirë, por Vetëvendosje duhet të ishte pjesë e procesit në mënyrë që pakënaqësitë t’i shprehte në delegacion e jo në studio televizive… Unë nuk e di se si Vetëvendosje do të justifikohet pas vendimeve që do të merren në këtë proces të rëndësishëm, pasi nuk janë pjesë e procesit”, tha ai për RTV Dukagjini.

Nitaj ka thënë se procesi i tanishëm i dialogut me Serbinë, është ngjarja më e rëndësishme pas pavarësimit të Kosovës.

“Po të isha në vend të LDK-së dhe Vetëvendosjes, edhe nëse shumica parlamentare do të më largonin nga dera unë do të futesha nga dritarja në procesin e bisedimeve”, tha Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat