Kurti takon Metën, flasin për dialogun me Serbinë

Aktuale

Kurti takon Metën, flasin për dialogun me Serbinë

Nga: A.M. Më: 8 janar 2019 Në ora: 22:33
Albin Kurti dhe Ilir Meta

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Pjesë e takimit ishte edhe deputeti i VV-së Liburn Aliu.

Kurti ka njoftuar përmes Facebooki-it se kanë biseduar për situatën politike në Kosovë e Shqipëri, për dialogun e paralajmëruar me Serbinë si dhe për zhvillimet në rajon

Postimi i plotë:

Bashkë me deputetin e VETËVENDOSJE!-s Liburn Aliu ishim sonte në takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Biseduam për situatën politike në Kosovë e Shqipëri, për dialogun e paralajmëruar me Serbinë si dhe për zhvillimet në rajon. Konstatuam bashkarisht që shtetet tona duhet të bashkëpunojnë e bashkërendohen sa më shumë në arenën ndërkombëtare, për integrimet evropiane e kombëtare si dhe për çështjet ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat