Haxhiu tregon nëse ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Aktuale

Haxhiu tregon nëse ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Më: 9 janar 2019 Në ora: 00:15
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka folur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Gjykatën Speciale.

Ai thotë se nuk ka marrë ende një ftesë nga kjo Gjykatë.

Sipas tij, në Kosovë këto ftesa nga ‘dikush’ po shihen si ‘ftesa dasme’. Por ai nuk e ka specifikuar se në kë po mendon, duke shtuar se ‘ka të atillë që ende nuk e përkrahin luftën e UÇK’së’.

“Jo, s’kam ftesë”, tha Haxhiu në emisionin DPT te Fidani.

“Dikush po mendon se këto ftesat për Gjykatës Speciale janë si ftesa të dasmës’, tha ai.

Ai tha se nuk ka njohuri se kush mund të ftohet nga kjo Gjykatë.

Luftën pjesë e së cilës ishte në radhët e UÇK’së ai e ka quajtur ‘të shenjtë’.

Ndërkohë thotë se është krenar për këtë luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat