Shoqata për dëme të luftës dorëzon në Kushtetuese dosjet për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës

Aktuale

Shoqata për dëme të luftës dorëzon në Kushtetuese dosjet për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës

Më: 9 janar 2019 Në ora: 06:56

(E plotësuar) - Për herën e katërt sot Shoqata për dëme të Luftës “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar dosjet në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i kësaj shoqate Jahir Bejta, ka thënë se janë të pakënaqur me mos shqyrtimin e kërkesë padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Ai ka thënë se kjo lidhet direkt edhe me pakënaqësinë e tyre rreth akteve juridikisht te gabuara dhe sipas tij, në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për procedurën kontestimore, marrëveshjet ndërkombëtare, padrejtësi kjo që Bejta thotë se është e konstatuar dhe vlerësuar nga ana e Gjykatës Evropiane për te Drejtat e Njeriut

Bejta ka thënë se gjyqësori ka dështuar në ofrimin e ndihmave palëve paditëse, respektivisht viktimave të cilat gjatë luftës kanë pësuar dëme materiale dhe dëme në njerëz.

Bejta: Neni 54 i jep të drejtë të qasjes në drejtësi vendore palëve

“Kushtetuta me nenin 54 i jep të drejtë të qasjes në drejtësi vendore palëve dhe këtu është një shkelje për arsye se këta nuk i japin qasje dhe të gjitha paditë që nga viti 2008, që një dekadë e deri më tani hidhen nën pretekstin kinse për jo kompetencë e në realitet janë kompetent me i shqyrtua të njëjtat. Neni 28 paragrafi 1 të Kushtetutës është mirë e sqaruar e drejta e imunitetit, derisa gjykatat tona thirren se nuk kanë imunitet t’i shqyrtojnë paditë në rastin kur paditen një shtet i huaj, pikërisht e kanë gabim. Është gabim juridik për arsye se imuniteti sipas të drejtës ndërkombëtare është reciproke dhe pikërisht Serbia nuk ka imunitet t’i shqyrtoj paditë e palëve qytetar të Kosovës”, tha ai.

Image

Kryetari i shoqatës “Ngritja e Zërit” Jahir Bejta, ka deklaruar se të gjitha aktvendimet e marra nga Gjykata Supreme janë juridikisht të pabaza.

Ai tha se ka prova të mjaftueshme të cilat konstatojnë që nuk është përfill ligji dhe Kushtetua e Kosovës.

Bejta: Të gjitha aktvendimet e marra nga Gjykata Supreme janë juridikisht të pabaza

“Të gjitha aktvendimet e marra nga Gjykata Supreme janë juridikisht të pabaza dhe është për çudi që të gjitha aktvendimet e nxjerra nga ana e Gjykatave Themelore apriori pas ankesës Gjykata e Apelit i konsideron si të drejta. Është për çudi edhe Gjykata Supreme nuk e lejon zhvillimin e procedurës së revizionit dhe rishqyrtimit dhe konstatimit të shkeljeve të bëra. Andaj në këtë rast përulem pranë  Gjykatës Kushtetuese, por jo për të kërkuar lëmoshë assesi, por për të ndarë drejtësi që kjo ta mbrojë Kushtetutën. Nga sa u tha më lartë edhe në të gjitha dosjet që ne i paraqesim me kërkesa për vlerësimin e kushtuetshmërisë të aktvendimeve të miratuara nga Gjykata Supreme shihet shumë mirë dhe ka prova të bollshme të cilat konstatojnë që nuk është përfillur ligji dhe Kushtetuta”, ka deklaruar ai.

Ai tha se presin që kësaj radhe të aprovohet kërkesa për vlerësimin e ligjshmërisë të aktvendimeve të Gjykatës Supreme, të anulohen të gjitha aktvendimet e Gjykatave Themelore dhe aktvendimet e Gjykatës së Apelit. Dhe Gjykata Kushtetuese t’ua kthej mbrapshtë të gjitha dosjet apo lëndëve Gjykatave Themelore që t’i shqyrtojnë dhe t’i gjykojnë në bazë të ligjeve në fuqi.

Image

Për më tepër ai ka thënë se nuk do të heqin dorë derisa gjyqësori të jetë i pavarur.

***

Shoqata për Dëmet e Luftës "Ngritja e Zërit" do të dorëzojë për herë të katërt dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktvendimeve te Gjykatës Supreme te Kosovës.

Para dorëzimit te dosjeve në gjykatë, do të ketë prononcim për media nga kryetari i shoqatës, Jahir Bejta.

Dorëzimi i dosjeve do të bëhet në ora 09:30, me moton “ Kushtetuese, mbroje Kushtetutën për gjyqësi të pavarur dhe veting në drejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat