Drejtori i SHSKUK-së thotë se greva e kirurgëve po shfrytëzohet për t'i çuar pacientët në privat

Aktuale

Drejtori i SHSKUK-së thotë se greva e kirurgëve po shfrytëzohet për t'i çuar pacientët në privat

Më: 9 janar 2019 Në ora: 08:24
Basri Sejdiu

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka kritikuar kirurgët të cilat tash e mëse 2 javë janë në grevë duke kërkuar ngritje dinjitoze page.

Sejdiu deklaroi se nuk është në rregull që ata të mbajnë grevë në QKUK e të punojnë në privat, raporton Shneta.

“Ata po punojnë në sektorin privat”, u shpreh Sejdiu, duke sjellë reagimin e moderatorit se ata e kanë atë të drejtë.

Por, Sejdiu thotë se QKUK-ja nuk duhet të shfrytëzohet si qendër për të referuar pacientët në klinikat private.

“QKUK-ja nuk duhet të shfrytëzohet për të referuar pacientë në privat”, u shpreh kardiologu Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat