Daçiq: Vështirë të arrihet marrëveshja në vitin 2019 – nëse kërkohet kyçja e ShBA-ve ne do kërkojmë kyçjen e Rusisë

Aktuale

Daçiq: Vështirë të arrihet marrëveshja në vitin 2019 – nëse kërkohet kyçja e ShBA-ve ne do kërkojmë kyçjen e Rusisë

Nga: F. B Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:16
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka theksuar në një intervistë për Blic-in serb se në këtë vit (2019) nuk pret marrëveshjen përfundimtare për Kosovën, ai ka folur për kërcënimet e tij nga kroatët e shqiptarët për angazhimin në tërheqjen e njohjeve dhe paraljmërimeve për ndryshim të formatit të bisedimeve me Kosovën.

Në pyetjen çka mund të pritet në vitin 2019 nga dialogu dhe a mund të arrihet sivjet marrëveshja gjithëpërfshirëse Daçiq ka thënë se : “Dyshon në këtë, ndonëse qëllimi ka qenë që kjo të arrihet deri në fund të mandatit të Fredrika Mogerinit e kjo është pjesa e tretë e vitit 2019”.

Pas gjithë asaj që ka ndodhur së fundi dhe bllokadës së bisedimeve vazhdon Daçiq dyshoj në këtë dhe pothuajse është e mundshme që ajo mos të jetë ndërmjetësuese. Ka disa arsye që vështirë  të përfundojnë bisedimet deri në fund të vitit. Shqiptarët nuk tërhiqen nga ajo se marrëveshje ka vetëm nëse ne pranojmë pavarësinë. Nga ana tjetër është sukses I jonë që kemi kthyer temën e zgjidhjes së përgjithshme dhe jo vetëm çështjeve teknike. Tash të gjithë atyre për të cilët pavarësia ishte e padiskutueshme iu krijohet hapësira siç thonë amerikanët për zgjidhje kreative që do marr parasysh qëndrimet e të dy palëve.

Po ashtu ku flitet për përfundimin e marrëveshjes shefi I diplomacisë serbe shprehet se duhet të jemi real ndodhemi në vitin e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian edhe Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë për politikën e jashtme që direkt është I kyçur në dialog kështu që nuk mund të pritet që dialogu të jetë rrjedhën e plotë.

 Daçiq më pas shtoi se “Serbia dëshiron zgjidhje të problemit dhe vazhdimit të procesit. Prandaj mbështesim gatishmërinë e ShBA-ve që të jetë nikoqir I ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, ndërsa sa na përket neve mendojmë se duhet të kyçen edhe shtete tjera me ndikim siç janë Rusia edhe Kina, ashtu që garancioni për realizim të marrëveshjes të jetë I plotë. Po në fillim duhet të arrihet marrëveshje dhe ajo është shumë larg”, përcjell "Bota sot".

Rreth ndryshimit ë formatit të dialogut ministri serb thotë se” Janë disa vende që nu janë të kënaqura me ritmin e dialogut. Ka dëshira për shembull nga shqiptarët që ShBA të kyçet direkt në bisedime, por zyrtarisht na është kumtuar se ky nuk është opcion. Për të thënë të vërteton amerikanët përherë ishin aty për të shtyrë shqiptarët e Kosovës që të pranojnë marrëveshjet”.

Duke përfunduar Daçiq nënvizoi se “tash për tash nuk ka ide konkrete të ndryshimit të formatit dhe nëse do të ketë kërkesa për zgjerim të formatit ne do kërkojmë që edhe Rusia të kyçet direkt, për çka Moska ka qenë e interesuar edhe më parë. Nëse do të ketë marrëveshje do kërkojmë që ajo të vërtetohet në këshillin e Sigurimit dhe fuqitë e mëdha të jenë garant të marrëveshjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat