Dodik: Serbët nuk do të pranojnë kthimin e Kosovës në Serbi

Aktuale

Dodik: Serbët nuk do të pranojnë kthimin e Kosovës në Serbi

Nga: F. B Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:48
Milorad Dodik

Presidenti i Republikës  Serbska, Milorad Dodik ka thënë se pothuajse askush nuk mendon në lidhje me atë që Serbia ta kthej Kosovën në kuadër të saj, sepse në këtë rast shqiptarët të kenë mundësi që të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në jetën dhe në të ardhmen politike të Serbisë

Pyetja është nëse qytetarët e Serbisë do të bien dakord për këtë dhe nëse Serbia mund ta bëjë këtë,” tha Dodik.

Ai tha se shqiptarët përbërë 20 për qind të elektoratit, ku mund të marrin një të tretën e vendeve në parlamentin e Serbisë, dhe ndoshta edhe funksionet më të rëndësishme shtetërore, si presidentin apo kryeministrin.

“Respektimi i standardeve ndërkombëtare, do ta obligonte Serbinë që tu jap shqiptarëve 30 për qind të ulëseve në Kuvendin e Serbisë, si dhe poste të rëndësishme qeveritare, të tilla si kryeministrin, kryetarin e parlamentit, e të shtetit … gjuha shqipe do të duhet të futet dhe parlamenti”, ka thënë Dodik për “Kurir”, përcjell "Bota sot".

Dodik theksoi se Kosova është çështja më e rëndësishme për Serbinë dhe për çdo serb, kudo që ata janë, dhe ka përsëritur propozimin që veriu i Kosovës të bashkohet me Serbinë.

“Unë besoj se katër komunat në veri të Kosovës duhet të integrohen në përbërjen territoriale të Serbisë, por gjithashtu të sigurohen të gjitha të drejtat në shkallën më të lartë të mbrojtjes së popullit serb dhe të pronës së kishës në Kosovë, si dhe të kërkohet një lloj eksterritorialiteti”, ka deklaruar Dodik.

Ai tha se përshtypja është krijuar që shqiptarët gjoja janë pronarë të Kosovës, por fakti është se serbët në katër komunat në veri të Kosovës të dominuar nga serbët, nuk janë të gatshëm të ndjehen si pakicë e një shteti tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat