Dushi: Goditjet ndaj LDK-së të orkestruara dhe të porositura

Aktuale

Dushi: Goditjet ndaj LDK-së të orkestruara dhe të porositura

Nga: A.Zh Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:56
Florian Dushi

Edhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi, ka reaguar ndaj sulmeve që po i  bëhen kësaj partie ditëve të fundit.

Dushi në një postim në Facebook, i ka quajtur “goditje të orkestruara e të porositura kundër LDK-së” akuzat e fundit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ato të gjitha janë të bazuara në shpifje dhe në trillime.

"Goditjet e orkestruara e të porositura kundër LDK-së po vazhdojnë. Të gjitha të bazuara në shpifje e trillime të cilat nuk iu kishin siguruar pushtet pas luftës, përkundrazi", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat