Bora bllokon disa rrugë në Kosovë

Aktuale

Bora bllokon disa rrugë në Kosovë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:01
Rruga Regjionale Xërxë - Kramovik - Rahovec e papastruar nga bora

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë në Kosovë e kanë vështirësuar qarkullimin rrugor.

Bora e cila po bie me intensitet të lartë në vend ka krijuar gjendjen e vështirë të rrugëve si dhe bllokimin e tyre.

Rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme, por ka vështirësi në qarkullim. Sipas fotografive të dërguar në redaksi të Kallxo, gjendja është e keqe edhe në kryeqytet.

Image

Sipas një qytetari, shihet se rruga regjionale Xërxë-Kramovik është e bllokuar nga bora.

Gjithashtu, gjendja e vështirësuar shihet edhe brenda qytetit të Rahovecit.

Image

Media ka siguruar edhe disa fotografi nga gjendja e autostradës Prishtinë-Mitrovicë pas reshjeve te bores dhe temperaturave të ulta që po mbizotërojnë në vend.

Mirëpo, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj theksoi gjatë ditës së sotme së “rrugët Nacionale dhe Regjionale në mbarë Kosovën janë të kalueshme, edhe përkundër reshjeve të pandërprera sidomos në rajonet malore dhe në rrugët që të dërgojnë për në pikat kufitare të vendit”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat