Qeveria mohon ikjen e të rinjve nga Kamenica

Aktuale

Qeveria mohon ikjen e të rinjve nga Kamenica

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:13
Dy autobusë me të rinj shqiptarë nga komuna e Kamenicës u nisën mbrëmë për në Kroaci

Një numër i madh i të rinjve nga Kosova morën mbrëmë rrugën për në Kroaci pasi që paraprakisht ishin pajisur me viza pune. Në një përgjigje, nga Qeveria po deklarohen se megjithatë raportimet janë të papranueshme dhe ky proces është i natyrshëm.

Dy autobusë me të rinj shqiptarë nga komuna e Kamenicës u nisën mbrëmë për në Kroaci. Ata kishin gjetur punë përmes vizave të punës në një kompani në këtë shtet.

Nga Qeveria e Kosovës, megjithatë po thonë se deklarimet që janë bërë nëpër media janë të papranueshme.

Sipas informacioneve zyrtare ata thonë që personat vijnë nga vende të ndryshme të vendit.

“Deklarimet mediale nga qarqe të caktuara se në Kosovë po ndodhë largim i qytetarëve është e papranueshme. Informatat zyrtare tregojnë që personat të cilët kanë udhëtuar dhe që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, janë të rinjë që kanë kontratë pune kryesisht në Kroaci por edhe në vende të tjera evropiane”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Sipas tyre, ky proces është i natyrshëm.

“Ky proces është i natyrshëm për faktin se lëvizja e lirë dhe puna është e drejtë e garantuar për secilin individ dhe si e tillë duhet të respektohet”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat