Gjykata lëshon fletarrestim për ish-ushtarin e UÇK-së, “Mollën e Kuqe”

Aktuale

Gjykata lëshon fletarrestim për ish-ushtarin e UÇK-së, “Mollën e Kuqe”

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:14
Remzi Shala që njihet me nofkën “Molla e Kuqe” 

Për ish-ushtarin e UÇK’së, Remzi Shalën, që njihet me nofkën “Molla e Kuqe”, është lëshuar flet arrest për shkak se nuk është paraqitur në seancën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku po akuzohet për krime lufte nga prokuroria.

Gjykata Themelore e Prizrenit ka lëshuar flet arrest për Remzi Shalën, që njihet me nofkën “Molla e Kuqe” për shkak të mos paraqitjes në seancë gjyqësore që po mbahet kundër tij dhe ku po akuzohet për krime të luftës nga Prokuroria.

Lajmin për lëshimin e flet arrestit e kanë konfirmuar Zyra për Informim e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Gjithashtu, në seancë nuk ka qenë i pranishëm as avokati i Remzi Shalës, për shkak se Oda e Avokatëve të Kosovës janë në grevë.

Remzi Shalës ka një muaj që i ka shkuar ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale, por që nga ajo ditë ai është në arrati.

Për vendndodhjen e të akuzuarit deri më tani askush nuk është në dijeni.

Remzi Shala, në momentin kur u bë e ditur se ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale, ka folur ekskluzivisht për Gazetën Express, ku ka thënë se nuk e ka ndërmend të paraqitet tek specialët.

Shala, nga Suhareka, ka thënë se nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Gjykatës Speciale – duke rrezikuar kështu që të gjobitet apo edhe të dënohet me burgim, siç e paralajmëron thirrja.

Një ditë pas kësaj interviste, ai u arratis.

Ftesën për paraqitje në Hagë Shala e ka për datën 17 janar të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat