Prokuroria interviston dëshmitarë në rastin e Burdushit

Aktuale

Prokuroria interviston dëshmitarë në rastin e Burdushit

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:27
Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”

Prokuroria Themelore në Prizren po vazhdon të intervistojë dëshmitarë në cilësinë e të dëmtuarve në rastin e mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.

Kjo pasi që sipas Prokurorit përgjegjës për media, Petrit Kryeziu, në prokurori po paraqiten dëshmitarë të tjerë të cilët e ndjejnë vetën të dëmtuar në lidhje me rastin e “Burdushit”.

“Ne kemi pasur në këtë rast të dëmtuar që nga fillimi i procedurës, mirëpo në ndërkohë gjatë hetimeve janë paraqitur dhe po vazhdojnë të paraqiten edhe qytetarë të tjerë të cilët e ndjejnë veten të dëmtuar, në mënyrë që të njëjtit të mund të realizojnë kompensim të dëmit në fund të  kësaj procedure penale”, tha Kryeziu për kallxo.

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat