KDI kërkon nga komunat të menaxhojnë më mirë paranë publike

Aktuale

KDI kërkon nga komunat të menaxhojnë më mirë paranë publike

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:09

Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur sot të gjeturat kryesore të raportit “Menaxhimi i parasë publike në sytë e Auditorit të Përgjithshëm”.

Diana Krasniqi nga ky institut gjatë një konference ka dhënë gjashtë rekomandime sa i përket llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike.

Sipas saj, nga të dhënat e këtyre komunave vërehet se megjithëse është përmbushur buxheti i ndarë, ka pasur mangësi në investime kapitale.

“Kërkojmë nga kryetarët e komunave të zbatojnë dispozitën ligjore dhe të marrin masa disiplinore deri tek shkarkimet. Kryetarët të fuqizojnë rolin e auditorit të brendshëm. Kërkojmë që në kuadër të sigurimit të kontrollit të rritet angazhimi i auditmit të brendshëm për parandalim të problemeve të mundshme. Kërkojmë  ndarjen e grandeve.  Komisioni rregullimit publik të inicioj ndryshime ligjore për përmirësimin e sistemit aktual të prokurimit”, tha Krasniqi, duke rekomanduar Ministrinë e Financave të rishikoj politikat aktuale me qëllim të përmirësimit të pagesave dhe humbjes së parasë publike.

****

KDI paraqet raportin për menaxhimin e parasë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat