Qeveria e fokusuar në përmbushjen e agjendës legjislative për 2019

Aktuale

Qeveria e fokusuar në përmbushjen e agjendës legjislative për 2019

Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:35
Qeveria e Kosoves

Një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin në vijim do të jetë realizimi i agjendës legjislative për vitin 2019 dhe për realizim të saj është i nevojshëm një bashkëpunim dhe koordinim i punës së Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me shefat e grupeve parlamentare, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ahmet Isufin dhe Bilall Sherifin nga Nisma, për të diskutuar mundësitë e realizimit të agjendës legjislative, që nënkupton edhe realizimin e projekteve për të ecur drejt një shoqërie të zhvilluar dhe të konsoliduar demokratike. 

“Kosova ka nevojë për dinamikë të re të bashkërendimit të punëve Qeveri – Kuvend, me qëllim të realizimit të obligimeve institucionale në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit tonë. Ky takim do të jetë në vazhdën e intensifikimit të punës sonë, për ta përmbyllur agjendën legjislative, që është edhe pjesë e detyrimeve tona në procesin e integrimeve euro-atlantike”, thuhet në një komunikatë për media. 

Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionalë, me qëllim të arritjes së objektivave qeverisëse të vendit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat