Zogiani: Urgjenca e dialogut e imponuar indirekt nga Serbia

Aktuale

Zogiani: Urgjenca e dialogut e imponuar indirekt nga Serbia

Nga: Y.R. Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:24
Avni Zogiani

Përmes një postimi në Facebook, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka shkruar se urgjenca e dialogut nga “dialoguesit”, është imponuar indirekt nga Serbia përmes  zyrës së Mogherinit dhe Presidentit Thaçi.

Mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, z. Zogiani, është shprehur i pakënaqur, duke shkruar kështu se, nëse Kosova nuk pranon së shpejti edhe një kompromis të “vështirë”, atëherë Serbia do të detyrohet ta pranojë Kosovën, nëse dëshiron të hapë negociatat për anëtarësimin në BE.

“Pra, Serbia po bënë presion që të marrë diçka para se të detyrohet vetë të fillojë të sillet si vend normal për të hapur rrugën e integrimeve. Kosova nuk ka asnjë urgjence në këtë proces”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat