Haradinaj e quan takimin në Bruksel një hap përpara

Aktuale

Haradinaj e quan takimin në Bruksel një hap përpara

Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:07
Konferenca per media

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se takimi i djeshëm në Bruksel ndërmjet delegacionit shtetëror të Kosovës me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogherini është një hap përpara.

Ai këto komente i bëri pas takimit me drejtorin e Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, me të cilin ka biseduar për të arriturat gjatë vitit paraprak, punën e doganës në fushën e të hyrave dhe luftimin e kontrabandës. 

Pavarësisht se shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogehrini kërkoi dje nga ekipi negociator i Kosovës heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, kreu i Qeverisë së vendit takimin në Bruksel e ka quajtur pozitiv.

Haradinaj: Takimi i djeshëm në Bruksel, një hap përpara

“Ne i kemi marrë disa informata, mendojmë se ka qenë një takim i pritur dhe i paraparë që të ndodhë ashtu. Janë paraqitë qëndrimet edhe të delegacionit shtetëror dhe të institucioneve të BE-së. Mendojmë që është një hap përpara, për mos me thënë shumë pozitiv ose i mirë, por një hap përpara, po”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Dogana e Kosova ka mbledhë mbi 65 për qind të buxhetit total, ndërsa ka kërkuar rritjen e parametrave për të hyra dhe luftimin e informalitetit.

Haradinaj: Kërkojmë të rriten parametrat në Doganë

“Njëkohësisht, erdha edhe për t’iu kërkuar rritjen e parametrave, sepse po hyjmë në dekadën e tretë. Po bëhen 20 vjet të ekzistencës sonë si Kosovë në sistemin doganor. Me këtë nënkupton të rriten më shumë parametrat dhe të gjithë treguesit, sepse është në interesin e gjithë neve”, tha ai.

Drejtori i Doganës Bahri Berisha theksoi se e ka njoftuar kryeministrin për të arriturat gjatë vitit paraprak, punën e doganës në fushën e të hyrave, luftës kundër ekonomisë informale dhe luftimin e kontrabandës. 

Berisha: Njoftova kryeministrin për të arriturat në Doganë

“Pata kënaqësinë që të njoftoj kryeministrin dhe ministrin për punën që e kemi bërë në vitin 2018, të arriturat që kemi pasur në fushën e të hyrave, luftimin e ekonomisë informale, krimit, kontrabandës por edhe shumë procese të tjera siç janë reformat që është duke i zhvilluar dogana në fushën e lehtësirave tregtare. Po ashtu i njoftuam për punën, rolin e doganës që ka për shtetin e Kosovës në mbrojtje të shoqërisë dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Berisha.

Ndërsa, ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se dogana është një prej institucioneve më të rëndësishme për inkasimin e të hyrave.

Ai i ka garantuar drejtorit për një përkrahje maksimale për kushte të punës dhe në luftimin e informalitetit.

Hamza: E mbështesim doganën në çdo aspekt

“Sot këtu, ne i garantuam drejtorit që e ka përkrahjen e plotë të Ministrisë së Financave gjithsesi edhe të kryeministrit. Do të procedojmë edhe ligjet me qëllim që të krijojmë një ambient më të mirë për biznesin sidomos për bizneset prodhuese dhe bizneset shërbyese me qëllim të eksportit. Sigurisht se do t’i përkrahim edhe me kushtet e punës dhe në luftimin e informalitetit”, ka thënë Hamza. Ndryshe, Dogana e Kosovës që nga themelimi ka inkasuar më shumë se 13 miliardë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat