Mos liberalizimi i vizave, Labinot Tahiri fton qytetarët për protestë

Aktuale

Mos liberalizimi i vizave, Labinot Tahiri fton qytetarët për protestë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 18:21
Labinot Tahiri

Deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili kohë më parë ka dorëzuar në organet përkatëse pasaportat e tij me viza të SHBA dhe Gjermanisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër t’i përgjigjen ftesës për një protestë në Prishtinë për shkak të mos heqjes së regjimit të vizave.

Ai përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e protestës së organizuar nga studentët e UP-së së bashku me djalin e tij Elton Labinot Tahiri.

“Evropën nuk e gjuajmë me gurë se jemi Shqiptarë e nuk jemi popull barbar e jo mirënjohës, por do të dalim rrugëve e vendeve që të themi pse PA VIZA! Çka duhet tash si DEPUTETTTTTTT TË VOTOJ PËR VIZAT, SIGURISHT QË MË NUK DO VOTOJ POR DO KËRKOJ PËR VIZAT E POPULLIT TIM. Sa të jem aty ku jam, do jem përgjegjës! E në qoftë se nuk jam më deputet, i kthehem ja muzikës mirë, ja prapë i ruaj lopët se ka kënaqësi edhe lopën me ruajt si shumë politikan që i kanë ruajtur. E ata që si kanë ruajtur të paktën qumështin e tyre e kanë pirë”, shkruan Tahiri.

Ndryshe, nesër në Prishtinë do të mbahet protestë në shenje pakënaqësie ndaj mos liberalizimit të vizave,  para Bibliotekës Kombëtare, në ora 12:00. Protesta organizohet nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat