“Thaçi ia jep çantën me bajt Shpend Ahmetit, pasi Blerim Shala u lodhë”

Aktuale

“Thaçi ia jep çantën me bajt Shpend Ahmetit, pasi Blerim Shala u lodhë”

Më: 9 janar 2019 Në ora: 20:52
Pamje nga delegacioni i Kosovës

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, e ka komentuar deklaratën e Shpend Ahmetit, i cili ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të dorëzojë dokumentacionin për dialogun deri të premten.

E Tali, me sarkazëm pyet, se “karafilat e Kaqushës patën me hangar Hashimin pa pjekë”.

Tali thotë se Thaçi ka me ua dhanë me ia bajtë çantën, pasi Blerim Shala është lodhur.

Ja shkrimi i Talit:

Shpend Ahmeti: Thaçi deri të premten duhet ta dorëzojë dokumentacionin për dialogun!

.......

Hahaha, çka po thuni ej?!!!

Po ju karanfilat e Kaqushës qysh morrët hygjym thashë doni Hashën me hongër papjekë.

A s'ja paska dhonë dokumentat o pusa a?!

Ani ani, se jav jep. Edhe çantën, ama me ja bajtë se Blerim Shala u lodhë e kish lyp pak me pushu.

Gjynah Blerimi, nimojani pak se sevapë osht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat