Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë: Albin, shko në psikiatri, i kemi përmirësuar kushtet

Aktuale

Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë: Albin, shko në psikiatri, i kemi përmirësuar kushtet

Më: 9 janar 2019 Në ora: 22:01
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka goditur rëndë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai, nëpërmjet një shkrimi të gjatë në Facebook, ka thënë se Thaçi duhet të shkojë në Hagë për t’u përballur me Gjykatën Speciale.

“Kosova nuk është dashur të ketë gjykatë speciale me paracaktim etnik, por gjykata normale dhe zbatim të ligjit. Tash, edhe nuk kemi gjykata normale e zbatim të ligjit, si në shtetet demokratike, por edhe na është sipërvendosur gjykata speciale si asnjë shteti tjetër. Për të dyja këto je ti që mban përgjegjësi. Për ato normalet që s’i kemi dhe për këtë anormalen që na e solle. Prandaj, shko Hashim”, ka shkruar Kurti.

“Po pra, shko Hashim. Në Hagë thuaje fjalën tënde me argumente e fakte, në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Të takon. Je historiani që ishe në luftë. Bëhu presidenti që hyn në histori. Shko Hashim”, ka shkruar më tej ai.

“Sepse, si po e mendon këtë punë Hashim? Dhjetëra luftëtarë e pjesëtarë të UÇK-së, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa e deri te Sokol Dobruna, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të shkojnë në Hagë, kurse ti në Prishtinë të jesh president me Baton Haxhiun?! Shko ti në vend të të gjithë atyre Hashim. Shko në Hagë. Për ata. Për vete. Shko. Mos e malltreto popullin dhe shtetin, shokët dhe vetveten. Shko ti”, përfundon shkrimi i Kurtit.

Pas këtij shkrimi ka reaguar Kushtrim Shkodra, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Tregoni dikush Albin Kurtit që kushtet në klinikën e Psikiatrisë – QKUK, i kemi përmirësuar”, ka ironizuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat