Ky është specialiteti i Thaçit

Aktuale

Ky është specialiteti i Thaçit

Nga: D. B. Më: 9 janar 2019 Në ora: 23:24
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar për Uashington Post se “Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe” edhe përkundër vendimit të qeverisë dhe deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Kosova do ta heqë atë vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku, ka thënë se kjo është aventurë dhe tregues i mirëfilltë i politikës pa krye që udhëheqë Presidenti, pasi nuk ka seriozitet dhe sinqeritet.

“Mendoj se nuk ka koordinim për politikën e jashtme mes organeve të pushtetit sepse nuk ka platformë dhe program andaj po çuditem nga këto diskrepanca. Edhe një herë po tregohet se i ashtuquajturi ekip negociator vetëm sa do t'ia mbaj zhagun Hashim Thaçit. Veprimet e ardhshme të Thaçit do të tregojnë se ai do ti shtrydh si limonin dhe do ti hedh në mbeturina, sepse ky është specialitet i Thaçit”, ka thënë deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat