Arifi: S'ka marrëveshje mes Serbisë e Kosovës pa Preshevën

Aktuale

Arifi: S'ka marrëveshje mes Serbisë e Kosovës pa Preshevën

Më: 10 janar 2019 Në ora: 00:07
Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për negociatat Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Arifi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se “nuk ka marrëveshje mes Serbisë e Kosovës pa Preshevën”.

“Le ta fshijnë këtë, le ta harrojnë”, është shprehur ai. “Po ua them sinqerisht e seriozisht”, ka shtuar Arifi.

“Në qoftë se nuk përshihet Presheva në fazën përfundimtare të dialogut në Bruksel, është dëshpërim”, ka thënë kreu i Preshevës.

“Nuk e di se si do të manifestohet ky dëshpërim, në çfarë forme”, ka shtuar Arifi.

“Nuk është fer të na lënë anash”, është shprehur Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat