Heqja e taksës ndaj Serbisë, pajtim i Kosovës me planin Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Heqja e taksës ndaj Serbisë, pajtim i Kosovës me planin Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës

Nga: D. B. Më: 10 janar 2019 Në ora: 00:24
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Në anën tjetër, politologu Faik Krasniqi, ka thënë se Presidenti Thaçi nuk është ai që vendos dhe as heq taksa, por vendosja e taksave bëhet nga Qeveria.

“Siç duket Presidenti Thaçi po tenton ta sfidoj kryeministrin Haradinaj. Nëse kryeministri Haradinaj i nënshtrohet presionit të Presidentit Thaçi për heqjen e taksës së vendosur ndaj Serbisë, atëherë kjo nënkupton që po i nënshtrohet edhe presionit të Serbisë për ndarjen e Kosovës. Sidoqoftë, heqja e taksës nuk do te guxonte ndodhte pavarësisht presioneve, sepse me heqjen e taksës ndaj Serbisë, do të thotë që Kosova po pajtohet me planin Thaçi -Vuçiq për ndarjen e Kosovës. Do te ishte mire që kryeministri Haradinaj të deklarohej vet që Presidenti Thaçi nuk është ai që vendosë për heqje të taksës”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat