Reshjet e borës shtojnë aksidentet, një person i vdekur

Aktuale

Reshjet e borës shtojnë aksidentet, një person i vdekur

Më: 10 janar 2019 Në ora: 08:51
Ilustrim

Aksidentet në komunikacion kur bora është shtuar kanë qenë në numër më të madh.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 63 aksidente trafiku.

Prej këtyre aksidenteve, njëra ka qenë më fatalitet, ndërsa 41 pa të lënduar e 22 me të lënduar.

Ndërsa, sa i përket tiketave të shqiptuara në trafik janë gjithsej 774.

Policia e Kosovës përmes një kumtese dje kanë apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat