Kryeministrja May dhe liderë tjerë botërorë urojnë Haradinajn për fundvit

Aktuale

Kryeministrja May dhe liderë tjerë botërorë urojnë Haradinajn për fundvit

Nga: A.M. Më: 10 janar 2019 Në ora: 09:27
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pranuar urime për festat e fundvitit.

Ai në profilin e tij në Facebook ka publikuar urimet e marra nga Kryeministrja Britanike, Theresa May, kryeministri hungarez Viktor Orban, dhe nga anëtarja e Komisionit Europian Violeta Bulc dhe ambasadorin japonez në Austri Kiyoshi Koinuma,

Postimi i plotë:

Mëngjesin e sotëm, pata kënaqësinë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Kryeministrja Britanike, Theresa May. Tani kur po hyjmë në dekadën e dytë të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale me Britaninë e Madhe, më shumë se kurrë ekziston vullneti i ndërsjellë për fuqizimin e miqësisë dhe intensifikimin e partneritetit ndërmjet popujve dhe shteteve tona. Poashtu, falënderoj homologun tim hungarez Viktor Orban, anëtaren e Komisionit Europian Violeta Bulc dhe ambasadorin japonez në Austri Kiyoshi Koinuma, për urimet e përzemërta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat