Deputeti Fisnik Ismaili sot para gjyqit për gazin lotsjellës

Aktuale

Deputeti Fisnik Ismaili sot para gjyqit për gazin lotsjellës

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:20
Fisnik Ismajli

Deputeti Fisnik Ismaili i cili akuzohet për posedim të bombolave të gazit në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pritet të dalë sot para gjykatës.

Sipas aktakuzës Fisnik Ismaili akuzohet se pa autorizim ka poseduar armë pasi që më 30.11.2015 gjatë një kontrolli nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës të cilat i kishte fshehur në këpucët e tij me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat