Çfarë ndodhë nëse Kosova nuk ia heq taksën Serbisë

Aktuale

Çfarë ndodhë nëse Kosova nuk ia heq taksën Serbisë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Nëse Kosova do të vazhdojë të mbajë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, atëherë Serbinë e pret një ndërprerje totale e dërgimit të mallrave serbe në Kosovë.

Kështu tha ekonomisti Stojan Stamenkoviq gjatë prezantimit të revistës Analizat Makroekonomike dhe Trendet (MAT).

Sipas tij, shifra prej 409 milionë euro e mallrave të shitura nga Serbia në Kosovë është e saktë dhe e mundur, pavarësisht se bëhet fjalë për një treg relativisht të vogël.

"Pritjet në lidhje me zgjerimin e investimeve në vendet e tjera janë të mira, por mund të jetë shumë e dyshimtë. Ekspertët e Bankës Botërore dhe FMN-së konsiderojnë se mund të vijë deri te recesionet tendencioze," tha Stamenkoviq, një nga autorët e revistës MAT.

Ndryshe, pala serbe kërkon heqjen e taksës si kusht për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Një kërkesë të ngjashme palës së Kosovës në takimin e fundit në Bruksel ia ka përcjellë edhe kryediplomatja evropiane Federica Mogherini.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të qartë se Kosova mund të heqë taksën e vendosur vitin e kaluar ndaj mallrave serbe, nëse Serbia do të njehë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat