Hoti: Ekipi negociator, Presidenti e Kryeparlamentari me vlerësime kontraverse për marrëveshjen

Aktuale

Hoti: Ekipi negociator, Presidenti e Kryeparlamentari me vlerësime kontraverse për marrëveshjen

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:54
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka vlerësuar se ekipi negociator, të cilin ai e quan dekorues, Presidenti dhe Kryeparlamentari po japin vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë.

“Njëri thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, tjetri se do të bashkohet Lugina e Preshevës. Njëri thotë se do të ketë shkëmbim të territoreve, e tjetri se do të respektohet Kushtetuta. Njëri thotë se nuk do të humbim asgjë, e tjetri thotë marrëveshja do të jetë e dhimbshme. Njëri thotë se në fund vendos Kuvendi, e tjetri thotë se vendoset me referendum”, shkruan Hoti.

Sipas tij, me gjithë këto paqartësi, hile e përçarje, prapë akuzohet opozita se duke mos qenë pjesë e kësaj “maskarade politike po e dobësuaka uniteti jonë në përballje me Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat