Heiko Maas: Duhet të mbajmë premtimet, Kosova plotësoi të gjitha kriteret për liberalizim

Aktuale

Heiko Maas: Duhet të mbajmë premtimet, Kosova plotësoi të gjitha kriteret për liberalizim

Më: 10 janar 2019 Në ora: 13:08
Heiko Maas

Ministri i Jashtëm gjermna, Heiko Maas ka thënë se do të angazhohet që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në vendet e europës.

Pas takimit që pati në Berlin me ministrin Pacolli, ministri Maas theksoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e saj ndaj dhe do të punojë që të realizohet ky qëllim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

”Është një temë që sot e kemi diskutuar me Behgjet Pacollin. Për cështjen e lëvizjes pa viza, ka disa kushte që duhen plotësuar në mënyrë të vecantë është bërë fjalë për 95 kritere që janë plotësuar të gjitha nga Kosova”.

”Ne duhet të mbajmë premtimet tona, shikojmë që proceset reformative brenda Kosovës janë duke u zhvilluar në mënyrë konsekuente. Ndaj dhe brenda Qeverisë Federale si dhe rrethit të anëtarëve të Bashkimit Europian unë do të angazhohem që do të realizohet edhe ky qëllim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat