Selimi: A nuk gjeti Rama person më të mirë se sa mbesën e spiunit të UDB-së Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit?

Aktuale

Selimi: A nuk gjeti Rama person më të mirë se sa mbesën e spiunit të UDB-së Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit?

Nga: A.Zh Më: 10 janar 2019 Në ora: 14:55
Rexhep Selimi

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka refuzuar propozimin për emërimin e Gent Cakajt, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Për këtë vendim, presidentin Meta e ka përgëzuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përcjell Bota sot.

Selimi, në një postim në Facebook, ka thënë se Meta do të duhej të refuzonte edhe të emëruaren për Ministre të Arsimit, Besa Shahinin.

Kjo sipas tij, jo pse ata janë nga Kosova, por se kryeministri Edi Rama ka pasur ku të kërkojë patriotë e intelektualë  të shquar, si Murat Jashari nga Prekazi.

Selimi për Besa Shahinin, ka thënë se është mbesa e “spiunit të UDB-së, Ibush Kllokoqit”.

“A nuk gjeti Rama person më të mirë se sa mbesën e spiunit të UDB-së Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit?”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Postimi i plotë i Selimit pa ndërhyrje:

E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej. 

Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq! 

A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit? 

Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore.

Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; nga Prekazi Murat Jashari, per shembull!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat