Edita Tahiri përshendet mosdekretimin e Gent Cakajt: Ai mbështet ndryshimin e kufijve

Aktuale

Edita Tahiri përshendet mosdekretimin e Gent Cakajt: Ai mbështet ndryshimin e kufijve

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:12
Edita Tahiri

Ish kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas lajmit se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nuk e dekretoi për ministër të jashtëm Gent Cakaj. Tahiri e ka përshëndetur këtë vendim, duke thënë se Cakaj e mbështet ndryshimin e kufijve të Kosovës.

“E përshendes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqiperisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për minister të jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, mosdekretimi i Cakajt nga presidenti Meta, nxiti reagime të shumta në Kosovë e Shqipëri. Shumë nga fytyrat e njohura të politikës kosovare e përkrahën vendimin e Metes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat