Vizat e punës për në Kroaci janë rast që duhet të analizohen me kujdes

Aktuale

Vizat e punës për në Kroaci janë rast që duhet të analizohen me kujdes

Nga: D. B. Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:30
Skënder Zogaj

Interesimi i të rinjve për ta lëshuar Kosovën shihet dukshëm, pasi institucionet e vendit nuk bënë asgjë që këta të rijnë të mos e braktisin vendin e tyre, ashtu si dikur në fundin e vitit 2014 kur shumë qytetarë në mënyrë masive morën rrugën për në Hungari, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Me dhjetëra të rinj të mërkurën në mesditë kanë pritur në radhë për t’u futur brenda kioskës, duke marrë kështu informacionet e nevojshme që do t’i mundësonin atyre udhëtimin për në Kroaci.

Analisti politik Skënder Zogaj ka thënë për “Bota sot” se papunësia dhe pamundësitë gjithnjë e më të vogla për tejkalonin e krizës së gjithëmbarshme ekonomike dhe shoqërore e politike, janë arsyeja kryesore e zhgënjimit depresiv të qytetarëve, sidomos të rinisë nga Kosova, që të ikin nga vendi dhe të kërkojnë shpëtim tek ikja!

Sipas tij, është fatkeqësi që edhe vet kërkesa për liberalizimin e vizave e ka synim legalizimin e ikjes nga Kosova me shpresën që të gjejnë “eldoradon”.

“Vizat e punës për në Kroaci janë rast që duhet të analizohen me kujdes dhe të merren masat përkatëse për veprimet e mëtutjeshme institucionale, në mënyrë që të mbahet nën kontrollin e duhur çështja e lëvizjeve të popullatës Kosovare dhe e vendosjes së tyre nëpër botë. Kjo për faktin se përsëritja e ikjes masive si në vitin 2014 është lehtësisht e mundshme të përsëritet dhe kjo do të ishte shumë e dëmshme. Institucionet duhet ta kuptojnë rrezikun dhe të mos heshtin në lidhje me këtë” është shprehur analisti politik Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat