Krasniqi befasohet: Njerëzit që e udhëhoqën luftën e bënë të rëndësishëm Baton Haxhiun, këlyshin e UDB-së! - Bota Sot
Krasniqi befasohet: Njerëzit që e udhëhoqën luftën e bënë të rëndësishëm Baton Haxhiun, këlyshin e UDB-së!

Aktuale

Krasniqi befasohet: Njerëzit që e udhëhoqën luftën e bënë të rëndësishëm Baton Haxhiun, këlyshin e UDB-së!

Nga: N.Sh Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:54
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Politologu dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Faik Krasniqi, thotë se asgjë e mirë nuk vjen nga Baton Haxhiu, të cilin e quan këlysh të Stanishiqit.

Krasniqi thotë se Hashim Thaçi e ngriti në piedestalin e njerëzve të fuqishëm në Kosovë e Shqipëri.

Krasniqi thotë se nuk po e kupton se qysh njerëzit që udhëhoqën luftën e bëjnë të rëndësishëm një këlysh të UDB-së.

Sipas Krasniqit, Edi Rama po bënë spektakël me kalamaj si Gent Cakaj, nxënës të Baton Haxhiut.

“Asgje e mire nuk vjen nga Baton Haxhiu, kelyshi i Stanishiqit. Por ti s'ke faj qe je bere nje nder njerezit me te rendesishem ne Kosove e Shqiperi, kane faj ata qe te ngriten ne piedestal, duke filluar nga shoku yt Hashim Thaci. Nje gje s'mund ta kuptoje. Njerezit qe e udhehoqen luften dhe thirren ne emer te saj, t'i bejne kaq te rendesishem kelyshqit e UDB-se. E palogjikshme, apo jo? Edi Rama, mos bej spektakel me kalamaj si Gent Cakaj, e aq me pak nje nxenes te Baton Haxhiut. Nese te ka ngele aq shume merak qe ate post t'ja japesh nje shqiptari te Kosoves, ke sa te duash qe e kane ate pervoje!”, shkruan Krasniqi në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...