Gani Geci zbulon çfarë kishte thënë Sami Lushtaku për Ibrahim Rugovën

Aktuale

Gani Geci zbulon çfarë kishte thënë Sami Lushtaku për Ibrahim Rugovën

Nga: D.RR Më: 10 janar 2019 Në ora: 16:30
Ibrahim Rugova

Ish-ushtari i UÇK-së dhe dikur deputeti i LDK-së në Parlamentin e Kosovës, Gani Geci ka thënë se Sami Lushtaku e ka ruajtur atë nga vrasësit pasluftës, përcjellë "Bota sot".

Përveç tjerash, ish-deputeti i LDK-së ka zbuluar se Sami Lushtaku nuk kishte qenë kundërshtar i madh i Rugovës para luftës. Ka thënë se Lushtaku, në një rast në vitin 1993, u kishte thënë policëve serbë se “ne jemi polic të Ibrahim Rugovës”.

“Qeky Samia u kanë i njëjti që në vitin 1993 kur na ka pyt dikush kush jeni ju bre djem, i ka thanë që ne jemi policia e Ibrahim Rugovës”, ka rrëfyer Geci, përmes një komenti në rrjetin social Facebook.

“Qe LDK s’ka qenë e zoja me i ruajt meshkujt e vet fajtor s’jam unë”, ka thënë Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat